Nga arrestimi në nëntor 2020 te dënimi me 81 vite burg në total/ Gjashtë vite odise në Hagë për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin
Jepet dënimi për Jakup Krasniqin, ai dënohet 25 vite në total. Më poshtë fjala e gjyqtarit.
“Jakup Krasniqi, shpalleni fajtor për arrestim të paligjshëm si krim lufte, kryer kundër së paku 385 personave. Trajtim mizor si krim lufte, kryer kundër së paku 49 personave. Torturë si krim lufte, kryer kundër së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër 96 personave.
Shpalleni i pafajshëm për një numër krimesh luftesh, sepse nuk u vërtetuan. I pafajshëm për përpndjekje, burgosje, akte çnjerëzore dhe zhdukje me forcë. Dënimi përcaktohet me dënim më vete për secilën vepër penale. Më pas dënimi i njëhsuar.
15 vite burg për arrestim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vjet për torture dhe 23 për vrasje të paligjshme. Denoheni me dënim të njëhsuar mer 25 vite, ku llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim”, u shpreh gjyqtari.
Top Channel