“Ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare, Parlamenti i Kosovës të heqë mbështetjen për tribunalet”/ Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur…

16/09/2026 12:53

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si një “tallje me drejtësinë” dhe ka paralajmëruar se mbrojtja do ta apelojë vendimin.

Prosper pretendoi se rezultati i procesit ishte i paracaktuar dhe akuzoi Dhomat e Specializuara se po “rishkruajnë historinë”, duke e paraqitur UÇK-në si një strukturë të organizuar dhe duke ia atribuar, sipas tij, përgjegjësinë Thaçit.

“Kjo është një ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare dhe fundi i tribunaleve”, tha Prosper pas shpalljes së aktgjykimit.

Ai tha se ka biseduar me Thaçin dhe se do ta takojë sërish.

“Fola me z.Thaçi dhe ai e vlerëson shumë mbështetjen e njerëzve. Është i përgatitur që të luftojë për veten dhe Kosovës. Dhe një koment tjetër. ndoshta mund të hyj në telashe për këtë. Kam goditur kokën time me grushte kur gjykatësi shqiptoi ‘në emër të popullit të Kosovës’. Ata nuk dëgjuan mbrojtjen.

Parlamenti i Kosovës duhet ta shohë këtë. Sepse ky është partneritet mes BE-së dhe Parlamentit të Kosovës. Unë do e hiqja mbështetjen që nesër.

Kosova duhet të marrëb një vendim sovran. Në disa raste duhet të çohesh në këmbë dhe të marrësh një vendim.

Ai do të lirohet në një pikë. Beteja dhe lufta vijojnë”, tha avokati.

Top Channel