Avokatja e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-kreun e UÇK-së.

“Do të apelojmë për Jakup Krasniqin. Rezultati do të ishte lirimi i Jakup Krasniqit. Jemi ende në proces dhe do të dëgjoni lajme nga ne. Siç thashë, aktgjykimi është zhgënjyes dhe do ta apelojmë atë”, tha avokatja.

Më tej ajo shprehu se ende nuk ka biseduar me Krasniqin pas shpalljes së vendimit dhe se do të komunikojë nesër me të.

Top Channel