Burg për ish-krerët e UÇK-së, protestuesit para ish-selisë së EULEX-it në Prishtinë pas vendimit të Hagës
16/09/2026 13:22
Protestuesit janë zhvendosur drejt ish-selisë së EULEX-it në Prishtinë, ku kanë vijuar protestën pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas raportimeve, Policia e Kosovës u ka shpjeguar protestuesve se EULEX-i nuk ndodhet më në atë objekt. Pavarësisht kësaj, protesta ka vijuar.
Në shenjë proteste, disa prej protestuesve janë varur në dyert e ish-objektit të misionit.
Vendimet:
Hashim Thaçi – 25 vite burgim
Kadri Veseli – 18 vite burgim
Rexhep Selimi – 13 vite burgim
Jakup Krasniqi – 25 vite burgim
Top Channel