Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon Glauk Konjufca: Gjykim i trishtueshëm i padrejtë
16/09/2026 12:11
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpalljes së dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.
Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim, me Thaçin dhe Krasniqin nga 25 vite, Veselin 18 vite dhe Selimin 13 vite.
Konjufca e cilësoi aktgjykimin si “të trishtueshëm, të padrejtë dhe të pamerituar” për katërshen udhëheqëse të UÇK-së.
“Është një vendim vërtet i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të UÇK-së”, deklaroi Konjufca pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë.
Top Channel