Burg për ish-krerët e UÇK-së, protestuesit para ish-selisë së EULEX-it në Prishtinë pas vendimit të Hagës Pas shpalljes së dënimeve ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë larguar nga ambientet e gjykatës pa dhënë komente për mediat.
Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, u pa duke u larguar nga salla pas përfundimit të seancës. I mërzitur, ai nuk pranoi të komentojë vendimin e trupit gjykues, i cili e dënoi babain e tij me 25 vite burgim.
Edhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, u largua nga gjykata pa bërë deklarata për mediat. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burgim.
Në aktgjykimin e shkallës së parë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën fajtorë për një sërë krimesh lufte.
Thaçi u dënua me 25 vite burgim, Veseli me 18 vite, Selimi me 13 vite, ndërsa Krasniqi me 25 vite. Në total, dënimet e katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në 81 vite burgim.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.
Top Channel