Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar me 18 vite burg, ish-kryeparlamentarin e Kosovës.

“Jemi këtu sot për të thënë se jemi thellësisht të zhgënjyer me shpalljen fajtor dhe dënimin e dhënë këtë mëngjes. Gjatë gjithë procesit gjyqësor kemi theksuar qartë mungesën e provave për përfshirjen e tij në ndonjë rrëmbim, ndonjë vrasje apo ndonjë veprimtari kriminale gjatë luftës për lirinë e Kosovës. Fatkeqësisht, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën. Nuk është një ditë e mirë as për sundimin e ligjit dhe as për të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, do ta shqyrtojmë me shumë kujdes këtë aktgjykim të gjatë që sapo kemi marrë, me qëllim që të paraqesim një ankesë të fuqishme, për të vazhduar luftën për të dëshmuar pafajësinë e z. Veseli dhe për ta kthyer atë në shtëpi, në Kosovë. Faleminderit”, u shpreh avokati i Veselit.

Top Channel