“Të respektohen vendimet e Hagës”/ Dënimi i liderëve të UÇK-së, Grenell i përgjigjet deklaratës së Marta Kos: Këto gjykata radikale duhet të mbyllen

16/09/2026 18:48

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas deklaratës së komisioneres Marta Kos, e cila kërkonte respektimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK-së.

Grenell u shpreh se Evropa duhet të reformojë institucionet dhe politikat e saj, duke shtuar se këto gjykata radikale duhet të financohen menjëherë.

“Jo. Gjashtë vjet mbajtje në burg të dikujt për diçka që, sipas jush, ka ndodhur 25 vjet më parë është e turpshme.

Evropa duhet të reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave.

Është edhe një njollë tjetër për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, shkroi Grenell në X.

Dënimi me 81 vite burg për liderët e UÇK-së, reagon komisionerja Marta Kos: Vendimet e Hagës duhet të respektohen

Top Channel