Transportonte flori dhe para me “Porsche Cayenne”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona pas një sherri me thika.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.55 në një subjekt tregtar në lagjen nr.1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit.
Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli dhe Mario Shukulli, 24 dhe 20 vjeç si dhe 19-vjecari Andi Saliaj. Burime spitalorë bëjnë me dije se 24-vjecari Elidon Shukulli është nisur për trajtim më të specializuar drejt Tiranës.
Ndërkohë policia pas hetimeve të kryera, ka vënë në pranga dy persona, përshirë një prej të plagosurve.
Nën akuzat “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike” janë arrestuar Kamelo Aliaj 22 vjeç, Andi Saliaj 19 vjeç dhe është shpallur në kërkim Eduard Bajrami 19 vjec.
Top Channel