Parkimi me pagesë në Durrës, Këshilli Bashkiak diskuton kartën e rezidentit dhe tarifat

16/09/2026 13:48

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Durrësit ndër të tjera u diskutua një çështje me interes për qytetarët durrsakë dhe të gjithë të tjerët, vendas e të huaj që vijnë me automjete në Durrës.

Qyteti është në fazën e fundit të procesit për zbatimin e vendimit për kthimin e rrugëve dhe shesheve publike në vend parkime me pagesë. Në rendin e ditës qenë dhe disa shtesa e ndryshime në vendimin e KB të vitit 2024 për përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit ehe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë.

Lidhur me pyetjet dhe debatet mes këshilltarëve bashkiakë, kryetarja e bashkisë dha sqarime për kartën e rezidentit dhe abonenë 10 000 lekëshe që do të lëshohet për një automjet për çdo familje, ndërsa me abone do të pajisen dhe ata që janë të punësuar në zonat A dhe B, ndërsa 93 sheshe mes blloqeve të banimit do të jenë në dispozicion për parkimin e mjeteve të rezidentëve.

Sako deklaroi dhe se planifikohet të ndërtohen në Durrës dy parkime të mëdha nëntokësore në sheshin para Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe në shëtitoren “Taulantia”, si dhe do të blihen brenda këtij viti karotrecë për policinë bashkiake së cilës me vendim të miratuar sot i shtohen edhe 20 efektivë të rinj.

Top Channel