Ky është pacienti i pestë në botë që zbulohet me këtë sëmundje shumë të rrallë: stomaku i tij është si distileri pijesh alkoolike.
Ai u gjobit nga policia amerikane se po i jepte makinës në gjendje të dehur, pesë herë mbi vlerën normale, por nuk kishte pirë asnjë gotë. Por nuk e besonte as familja, as policia.
Pasi u vizitua, u diagnostikua me sëmundjen ABS, nga klinika e Nju Jorkut. Sistemi i tij tretës kishte një lloj fungusi, i quajtur sakaromice cerevisiaie, që kthen karbohidratet në alkool.
Fungusi i ishte krijuar nga një lloj antibiotiku që kishte marrë në vitin 2011 për shkak të një dëmtimi në dorë, dhe që atëherë ai kishte vuajtur nga marramendjet e humbja e kujtesës, për shkak të nivelit të alkoolit në trup.
Aj.P
Top Channel