“Momenti të merrja përsipër një gjë më të vështirë”/ Heidi Baci flet për herë të parë për moderimin e Për’puthen: Nuk më pëlqen të qëndroj në ‘comfort zone’

07/09/2026 10:20

Heidi Baci është gati për një aventurë të re, me moderatoren që do të drejtojë nga ky sezon Për’puthen.

E ftuar në Wake Up, ajo u shpreh se ishte momenti që të merrte përsipër një gjë më të vështirë dhe të mos qëndronte në zonën e saj të komfortit.

Heidi gjithashtu pati një kërkesë për publikun, ku tha se është momenti të hapin zemrën dhe të shijojnë ndjenjat deri në fund.

“Ishte momenti që unë të merrja përsipër një gjë më të vështirë. Nuk më pëlqen të qëndroj në ‘comfort zone’. Kjo është dukur. Blendi e di shumë mirë. Fansat e mi janë shumë në merak. Janë të shqetësuar sepse nuk më kanë parë në një format të tillë.

Ky është një reality-show, i cili ka për synim të afrojë njerëzit më shumë. Do martoj njerëzit. Ishte momenti që unë të martoja njerëzit.

Ndihem plotësisht gati kësaj here. Unë nuk kam kurrë kërkesa për publikun, por po pati një kërkesë tani, është të hapin zemrën dhe të lënë ato paragjykimet që kemi, që të shijojmë ndjenjat deri në fund”, u shpreh Heidi.

Top Channel