Iva Tiço lë gazetarinë për kuzhinën, i bashkohet programit “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel
Joheirry Mola, 24 vjeç, nga Republika Dominikane, është kurorëzuar Miss Bota e re në Vietnam, duke i dhënë vendit të saj titullin prestigjioz pas 44 vitesh.
Mola triumfoi më 5 shtator në Nha Trang, në finalen e edicionit të 73-të të konkursit, ku garuan 111 përfaqësuese nga vende të ndryshme të botës. Në vendin e dytë u rendit Elisabeth Reynés nga Spanja, ndërsa vendin e tretë e mori Taanusiya Chetty nga Malajzia.

Kjo është vetëm hera e dytë që Republika Dominikane fiton kurorën e Miss World. Fitorja e fundit e vendit datonte në vitin 1982, kur titullin e mori Mariasela Álvarez.
Joheirry Mola vjen në konkurs me një profil të veçantë. Ajo është modele, gazetare dhe mësuese e letërsisë dhe studimeve shoqërore, ndërsa ka përfunduar studimet për Menaxhim dhe Administrim Biznesi.

Përveç karrierës, Mola është e angazhuar edhe në një projekt social për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitetet vulnerabël. Përmes nismës “Zërat e së Nesërmes”, ajo synon të zgjerojë aksesin e të rinjve në mësimin e gjuhës angleze dhe në mundësitë që ofron arsimi.
Edhe në pyetjen finale për mënyrën se si do ta përdorte titullin Miss World, Mola u fokusua te arsimi dhe mbështetja për të rinjtë në nevojë.
Me këtë fitore, Joheirry Mola merr kurorën nga Opal Suchata Chuangsri e Tajlandës, Miss World 2025.
Top Channel