Rob Reiner fiton Emmy nëntë muaj pas vdekjes, nderohet për rolin në “The Bear”
Aktorja Katie Holmes ka shijuar disa ditë pushimesh romantike në liqenin e Komos në Itali, në shoqërinë e partnerit të saj, artistit Jason Bard Yarmoski.
47-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga udhëtimi, duke treguar pamje të liqenit, momente intime me partnerin dhe disa poza nga varka.
Në një prej fotografive të publikuara të dielën, më 6 shtator, Holmes shfaqet me një fustan të zi me dekolte të thellë, ndërsa Yarmoski, 39 vjeç, e mban në krahë. Çifti buzëqesh ndërsa shijon perëndimin e diellit mbi liqen.
Në një tjetër imazh, aktorja shihet e shtrirë në varkë, duke shijuar rrezet e diellit e veshur me bikini të bardha.


Holmes ka ndarë gjithashtu një fotografi ku shfaqet duke bërë akrobaci në varkë, me perëndimin e diellit në sfond.
Në disa prej fotove të tjera, çifti shihet pranë njëri-tjetrit, ndërsa fotografojnë reflektimin e tyre në një dritare gjatë shëtitjes së qetë në liqen.
Yarmoski shfaqet në timonin e varkës, ndërsa Holmes shijon pamjet piktoreske të liqenit. Në një prej momenteve, aktorja është fotografuar duke u zhytur në ujë.
Holmes e bëri publike lidhjen me artistin 39-vjeçar në gusht, kur ndau një fotografi të tij në Instagram.
“Jeta është mike e artit”, shkroi aktorja në mbishkrimin e fotove nga pushimet e saj romantike në Itali.
Top Channel