Ftesë në 5/ Senera Hoxha: Me tradhtinë nuk bëj kompromis, jam luftëtare

08/09/2026 19:15

E ftuar në “ Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, kirurgia plastike Senera Hoxha ndau për herë të parë detaje ekskluzive.

Ajo tha se kjo verë e gjeti shumë mirë dhe me zemrën top! Pasi ka lënë pas historinë e dashurisë me ish partnerin Senera rrëfeu se me tradhtinë nuk bënë kompromis e se me ish partnerin sot janë vetëm koleg…

“Besoj ende në dashuri, natën e bej gjumin rehat dhe jam e ngopur me komplimente”, u shpreh ajo gjatë intervistës

Ndër të tjera ajo ndau dhe një histori që ka lënë shenjë tek ajo. Ishte vetëm 7 vjeç kur ndodhej në Cërrik në oborrin e gjyshes kur pa gjak për herë të parë: Mami u plagos nga një plumb qorr, nuk e harroj kurrë oborrin e larë me gjak-, tregoi ajo.

Top Channel