Iva Tiço lë gazetarinë për kuzhinën, i bashkohet programit “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel

07/09/2026 14:33

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka nisur këtë të hënë një rrugëtim të ri në programin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, ku do ta shohim nga e hëna në të premte, në këndin e gatimit me Alban Musën.

Këtë herë, Iva do të lërë pas gazetarinë për t’iu bashkuar atmosferës së kuzhinës, duke sjellë receta, shije dhe momente të veçanta për teleshikuesit.

Shumë kënaqësi që do jemi të dy bashkë “Në Shtëpinë Tonë”. Nga shtëpia ime, erdhëm “Në Shtëpinë Tonë” , vetëm ti mund të më nxirrje nga shtëpia dhe nga ajo rehatia dhe nga luksi që kisha pasur këto dy-tre vitet e fundit”, u shpreh Tiço.

Prania e saj në krah të Alban Musës do të sjellë një tjetër dinamikë në këndin e gatimit, me shumë humor, biseda dhe sigurisht receta për t’u provuar në shtëpi.

 

Top Channel