Një 21-vjeçar pastroi i vetëm një lumë plot me mbeturina në Indi, e ktheu në një park të gjelbëruar
Aktori dhe regjisori i ndjerë Rob Reiner është nderuar me një çmim Emmy, nëntë muaj pas vdekjes së tij, për interpretimin në serialin e njohur “The Bear”.
Reiner, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, fitoi çmimin për Aktorin Mbështetës në një Serial Komedi për rolin e Albert Schnarr në “The Bear”. Çmimi iu dha të dielën, më 6 shtator, gjatë natës së dytë të ceremonisë së Creative Arts Emmy Awards.
Kjo është fitorja e parë pas vdekjes në këtë kategori për një performancë televizive që nga viti 1995, kur Raul Julia u vlerësua për rolin e tij në “The Burning Season”.
Reiner triumfoi ndaj Michael J. Fox, Brett Goldstein, Hamish Linklater, Christopher McDonald dhe Connor Story.
Çmimin në emër të tij e pranoi prezantuesja Wendy McLendon-Covey. Sipas raportimeve, publiku reagoi me një ovacion të gjatë, që zgjati rreth një minutë.
Fitorja e Reiner shënon gjithashtu një moment historik për familjen e tij. Aktori nuk kishte fituar një Emmy për aktrim që nga viti 1978, kur u vlerësua për “All in the Family”.
Kështu, mes dy fitoreve të tij në kategorinë e aktrimit kaluan 48 vite, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga babai i tij, Carl Reiner, i cili kishte një diferencë prej 37 vitesh mes dy fitoreve.
Rob Reiner wins posthumous Emmy for his role in The Bear… nine months after he was brutally murdered alongside wife Michele https://t.co/pEp5ix9bmF
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) September 7, 2026
Carl Reiner fitoi Emmy-n e parë në vitin 1958 për “Caesar’s Hour”, ndërsa çmimin e dytë e mori në vitin 1995 për “Mad About You”. Babë e bir e arritën këtë rekord në të njëjtën kategori, atë të aktorit të ftuar në një serial komedi.
Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michelle Singer Reiner, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Kaliforni në dhjetor të vitit të kaluar.
Pas ngjarjes, djali i tyre 32-vjeçar, Nick Reiner, u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e dyfishtë. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm.
Çmimi Emmy për Rob Reiner vjen kështu si një nderim pas vdekjes për një karrierë të gjatë në televizion dhe kinema, ndërsa fitorja e tij në “The Bear” i shtohet një tjetër momenti të rëndësishëm në historinë e familjes Reiner.
Top Channel