“E kam ëndërruar gjithmonë”/ Selin Bollati rikthehet në Top Channel, fituesja e BBVIP 5 zbulon surprizën e sezonit të ri

07/09/2026 18:12

Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati ka zbuluar projektet e saj të reja, ndër to rikthimin në Top Channel. 

Selin, e ftuar në një intervistë ekskluzive në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka treguar se këtë sezon të ri në Top Channel do të jetë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”.

Fituesja e Big Brother VIP 5 është shprehur se ky rikthim ka qenë pjesë e ëndrrave të saj që fëmijë.

“Ka një rikthim dhe ka në vendin ku Selini i vogël e ka ëndërruar dhe nuk e ka menduar që do të vinte kaq shpejt. Top Channel është një TV shumë i madh, ka vend për të gjithë ëndërrimtarët, njerëzit e rinj që kanë vizion dhe duan të zhvillohen.

Mendoj që është rasti im. Top Channel më ka hapur dyert, unë do jem në një nga programet më të bukura. Selin këtë sezon do ta shihni në “Goca dhe Gra”. Një nga risitë e këtij sezoni është që unë do jem aty. Kaq për momentin”, u shpreh Selin.

Top Channel