Pak ditë pasi ministrja e drejtësisë e emëroi kreun e ri të paraburgimit në Vlorë, ai është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre.

Egon Velaj, para emërimit ishte në një proces penal nga ana e prokurorisë së Vlorës i akuzuar për shpërdorim detyre. Më herët ai ishte shkarkuar nga ministrja e drejtësisë për këtë arsye, por më pas e ka emëruar në krye të burgjeve. Gjykata e Vlorës, e cila shqyrtoi dosjen e hartuar nga prokurori Anton Pali dhe në 23 tetor ka dhënë vendimin për dënimin e Egon Velajt me 8 muaj burg, por edhe përjashtimin e tij për 12 muaj nga çdo funksion shtetëror.

Dënimi i është kthyer me kusht për 12 muaj. Ish-drejtori i Aluiznit është akuzuar për dhënie të lejes së legalizimi në kundërshtim me ligjin. Lajmin e dënimit të tij, Egon Velaj e mësoi ndërsa ishte në zyrë si drejtor i paraburgimit të Vlorës ku vijon ende detyrën. I pyetur nga Top Channel për këtë vendim drejtori I paraburgimit nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa çështjen do e apelojë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA