“Nuk shitet Shqipëria”/ Mbahet dita e 126-të e tubimit në Tiranë, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

03/10/2026 19:50

Është mbajtur dita e 126-të e protestës në Tiranë kundër klasave politike.

Ashtu si çdo ditë, qytetarët u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku në podiumin e vendosur në bulevard, mbajtën fjalime njëri pas tjetrit.

Ata bënë thirrje: “ Nuk shitet Shqipëria” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Pas fjalimeve, protestuesit vijuan me marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit.

Top Channel