Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Ndroqit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë qenë në ajër dhe nuk ka të plagosur.

Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar katër persona.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.

Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Top Channel