13 muaj më parë bota e futbollit shqiptar u trondit nga lajmi i arrestimit të trajnerit të kombëtares së femrave të shqiptarisë, ish-futbollistit kapitenit dhe drejtorit të Vllaznisë Armir Grima.
Emri i tij u lidh me një nga grupet më të rrezikshme kriminale në vend, si banda e Bajreve të Shkodrës. Në një rrëfim Ekskluziv për Top Channel, Armir Grima dhe familja e tij tregojnë vitin e errët të tyre.
“Arrestimi ishte, ça të them, zot na ruj, se unë kam edhe fëmijët këtu. Ti vesh pistoletën tjetrit në kokë, kujt mu? Ishte gjëja më skandaloze në botë. Kur po shkonim me makinë në komisariat unë po qeshja, po bëja gallatë, se menoja kamera e fshehtë. Mendoja gjithë kohës se kjo është kamera e fshehtë. I thosha që s’keni ça bëni, na ktheni në shpi se jena në kom, është gjithë ajo rrugë. Kur më pas na tregun se ishim të akuzuar për ndeshjen Vllaznia-Tërbuni edhe doja me qesh, edhe i mërzitur isha, edhe s’doja me besu se mund të isha për atë ndeshje”, shprehet Armir Grima, trajner i Kombëtares.
“Djali thonë, e kanë arrestu djalin tuaj. Kanë arrestu Armirin i them? Po. Po pse çfarë ka ba? Nuk të kallzoj se çfarë ka ba. Po unë jam nana, të lutem më difto çfarë ka bo. Më mori në telefon mbrapa dhe më thotë, thuj babit të bëhu i fortë se nuk të kam idhnu”, shprehet nëna e Armirit.
“Kam ala emocione për këtë punë. Për momentin kam kalu një krizë shumë të vështirë”, shprehet i ati.
“Nuk kishim as ku me i shpreh emocionet, sepse gjyshi ishte i sëmurë. Nëna edhe gjyshi ishin duke u marr me fëmijët. Për tre ditët e para nuk kam mund me i shpreh emocionet, se mu dukte sikur jam duke u durzu edhe sikur s’jam tu i dal babit krah. Sepse i kam dhënë fjalën babit që do ti bëhem krahë për gjithçka. Ditën e tretë që kam dal me shoqet e mia, aty nuk e kam mbajt më veten, kisha nevojë me u shpreh. Një javë nuk kam shku në shkollë, sepse mendojë se të gjithë do të drejtonin gishtin nga unë. Jo se kisha frikë prej fjalëve por nuk mund t’ja shpjegoja të gjithëve se kush është baba im”, ka thënë Morena, vajza e Armirit.
Ndeshja mes Vllaznis B dhe Tërbunit të Pukës ishte një përballje e kategorisë së parë e cila ishte e vlefshme për qëndrimin në kategori të skuadrës fituese dhe Vllaznia e fitoi atë ndeshje me rezultatin 2-1. Por gjatë këtij takimi Armir Grima ka marrë dy nga 3 telefonatat e Safet Bajrit, një nga anëtarët kryesor të bandës së Bajreve të arresutar në operacionin e koduar “Oaz”.
“Armir Grima, zyrtar i Vllaznisë. Unë kisha të paktën 2 vjet e gjys që nuk kisha lidhje me Vllazninë. Unë kisha ndiku për të fituar Vllaznia. Në të gjithë përgjimet që janë bërë unë nuk kisha lidhje as me albitrat, as me drejtues të Vllaznisë, as me drejtues të Pukës, as me lojëtarë të Pukës, as me lojëtarë të Vllaznisë. Telefonata ishte me një person tjetër, që as ai realisht nuk kishte lidhje me ndeshjen, ne ishim të dy që nuk kishim lidhje. Gjatë asaj ndeshje ishin dy telefonata, në totaljanë tre telefonata, janë 12 sekonda gjithccka”, shton Grima.
Vendimi i Gjykatës për pafajësinë e Armir Grimës është pasuar menjëherë edhe me rikthimin e tij në detyrë si trajner i ekipit të Kombëtares për femra të Shqipërisë.
“Ndoshta mbas ditëve të këqija dalin edhe ditët e mira. Jam riemëruar, meqë isha i pezulluar, ata kanë menduar se duhet të vazhdoja detyrën. I falenderoj nga zemra për besimin e plotë që ata kanë pas tek unë”, shprehet Armir Grima.
“Kur është liru babi ka qenë momenti kur kam ecur në rrugë me kryt lart, sepse tash po, tash po e din se kush është babi im”, ka thënë vajza e Armirit.
Endi Tufa
Top Channel