Java e 11-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me 3 ndeshje interesante.
Ndeshja me e rëndësishme pritet të zhvillohet në Gjilan, mes Gjilanit dhe Llapit.
Të dy skuadrat janë në formë të mirë, pasi gjilanasit në ndeshjen e fundit mposhtën Feronikelin, ndërsa Llapi ‘shkatërroi’ Trepçën 89 me rezultat 4-1.
Ndeshja tjetër mes Trepçës’89 dhe Ferizajit pritet të jetë interesante gjithashtu pasi të dy skuadrat kërkojnë këndelljen, ngase kanë humbur ndeshjet e fundit. Trepça’89 u mposhtë nga Llapi, ndërsa Ferizaji humbi në shtëpi, nga Prishtina.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Drenicës dhe Dukagjinit. Drenica në tri ndeshjet e fundit ka tri barazime, ndërsa Dukagjini pas fitores ndaj Vushtrrisë, dëshiron ta vazhdoj këtë rezultat.
Kujtojmë që 3 ndeshjet fillojnë në ora 14:00.
Top Channel