Barcelona duket se e ka marrë veten nga fillimi jo shumë i mirë i sezonit ne kampionatin spanjoll.
Skuadra katalanase regjistroi fitoren e 4 radhazi në La Liga teksa mundi Eibarin 3-0 ne Oipurua në një sfidë ku shënuan të tre sulmuesit e saj kryesore Griezmann, Messi dhe Suarez.
Ishte pikërisht francezi që zhbllokoi rezultatin në këtë sfidë pas një pasimi të gjatë të Lengler, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan edhe 2 golat e tjerë. Messi e çoi rezultatin në 2-0 pas veprimeve te Suarez e Grizman, ndërkohë që uruguajani Suarez shënoi golin e tretë pasi mori pasimin nga Messi në një aksion që nisi pikërisht nga Griezmann.
Me këtë fitore Barcelona mori kryesimin për disa orë në renditjen e kampionatit.
Top Channel