Patrick Day ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, katër dit pasi pësoi një dëmtim në tru pas ndeshjes me boksierin tjetër Charles Conwell.

Amerikani ishte në koma që nga e shtuna, pasi kishte rënë pa ndjenja gjatë ndeshjes në raundin e dhjetë.

Menaxheri i tij ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë teksa familja e tij i qëndroi pranë në çastet e fundit të jetës.

Në një deklaratë për mediat e cila u lexua nga menaxheri thuhej:

Day nuk kishte nevojë që të bënte boks për të fituar jetesën. Ai vinte nga një familje e mirë dhe kishte shumë mundësi për të fituar jetesën, por kjo ishte ajo çka ai donte dhe dashuronte.

Zgjodhi boksi duke i marrë parasysh të gjitha rreziqet. Kjo ishte një mënyrë për të frymëzuar njerëzit dhe ai e dashuronte këtë gjë.

Boksieri i cili u ndesh me të për herë të fundit ka shkruar një letër emocionale.

“Kurrë nuk kam menduar që kjo do të ndodhte, gjithçka që kam dashur të bëj është të fitoja. Nëse do të mund t’i ktheja të gjitha, do ta bëja. Askush nuk e meriton që t’i ndodhë kjo gjë.

Bëhet shumë e vështirë të shpjegosh ose të justifikosh rreziqet e boksit në një kohë si kjo. Kjo nuk është një kohë kur deklaratat janë të përshtatshme, apo përgjigjet janë të disponueshme. Megjithatë, është një kohë për një thirrje për të vepruar.

Ndërsa ne nuk kemi përgjigje, ne sigurisht i dimë shumë nga pyetjet, kemi mjete t’i përgjigjemi atyre, dhe kemi mundësinë për t’u përgjigjur me përgjegjësi dhe në përputhje me rrethanat dhe ta bëjmë boksin më të sigurt për të gjithë ata që marrin pjesë, shkruan në letër 21-vjeçari Conwell.

Patric në 22 ndeshje të zhvilluara kishte 17 fitore, 4 humbje dhe 1 barazim.

/A.Pali/

FOTO GALERI
2/11

Top Channel