26/11 11:32
Teksa prej më shumë se një dekade kanë luftuar vazhdimisht për fronin e futbollistit më të mirë të planetit, për diçka dihet me siguri se Cristiano Ronaldo është në avantazh ndaj Lionel Messi-t: te të ardhurat nga Instagram- i.
Vitin e shkuar, ylli i Juventusit siguroi vetëm nga Instagram- i 38.2 milionë paund, dyfishin e përfitimeve të Messi- t.
Messi mori 18.7 milionë paund nga postimet e tij e ndërsa David Beckham, i njohur për ndikimin e lartë në mediat sociale, vetëm 8.6 milionë.
Ronaldo bëri 34 postime të sponsorizuara në Instagram gjatë 12 muajve të fundit, duke fituar 780,00 paund për secilën prej tyre.
Top Channel