Pesë tifozë bullgarë janë arrestuar për abuzimin me thirrje raciste kundër lojtarëve të Anglisë.

Policia gjeti tifozët që akuzohen se ishin ata që sulmuan lojtarët anglezë me thirrje raciste gjatë ndeshjes në Sofia.

Anglia fitoi 6-0, por ndeshja u ndalua dy herë për shkak se lojtarët anglezë nuk mund të vazhdonin me thirrjet raciste që vinin nga tifozët vendas.

Dje UEFA vendosi të hapë çështjen për të ndëshkuar Bullgarinë për sjellje raciste, hedhje objektesh, ndërprerje të himnit kombëtar, etj. Po ashtu edhe Anglia do të dënohet për ndërprerje të himnit dhe sepse nuk kishte marrë mjaftueshëm staf.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel