Organizata kriminale e Suel Çelës! SPAK tregon për trafiqet e drogës, vrasjet dhe rolin e 21 anëtarëve të grupit
26/11 15:26
Ajo që i trembeshin të gjithë ndodhi. Elseid Hysaj, nuk do të mund të luajë më ekipin kombëtar në dy ndeshjet e radhës më Turqinë dhe Moldavinë.
Mjekët italianë kanë vendosur që për 20 ditë Hysaj të mos dalë në fushën e lojës. Arsyeja është për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen Napoli Torino.
Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrezuar keq, duke dëmtuar pjesën e qafës. Fatmirësisht nuk flitet për dëmtime seriozë, por kapiteni do t’i mungojë ekipit në dy ndeshjet e radhës.
Top Channel