Oskar Uashington Tabarez dhe Fatih terim janë dy trajnerë të njohur në futboll që kanë patur mes ndalesave në karrierën e tyre edhe skuadran e Milanit.

Në këtë pikë të sezonit, të dy kishin një mesatare pikësh më të mirë se trajneri aktual i kuqezinjve, që është më shumë se kurrë në rrezik shkarkimi.

Mungojnë më pak se dy muaj nga festat e fundvitit dhe në skuadrën nga Milano e quajnë dicka të përfunduar aventurën e Marko Xhampaolo në stol. Shkak rezultate negative dhe mënyra sesi ai drejton ekipin. Kandidatura potenciale për ta zëvendësuar janë pikërisht dy teknikë që kanë provuar më parë emocionet e stolit të kuqezinjve.

Tabarez, trajneri aktual i Uruguajit zbarkoit e Milan në vitin 1996 për të zëvendësuar Kapelon por nuk arriti të përfundojë kontratën dhe u shkarkua me Milanin që mbylli sezonin jashtë champions.

Në stolin e Milan u ul vite më parë edhe Fatih Terim. Trajneri që fitoi pseudonimin Perandori për kupën UEFA të marrë me gallatasarajin, u shkarkua pa kaluar Nëntori pas një humbjeje, por tani e shohin si favorit për të ringritur imazhin e kuqezinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA