Immobile fantastik, Lazio përmbys takimin ndaj Rennes

03/10/2019 22:37

Lazio ka arritur që të gjejë forcën dhe të përmbysë takimin kundër Rennes me anë të golit të shënuar nga Ciro Immobile në minutën e 75 të takimit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola teksa në minutën e 55 ishte Rennes ajo që do shënonte golin e parë.

Por vetëm 9 minuta do zgjaste gëzimi i francezëve, pasi Savic do të barazonte shifrat.

për të përmbysur takimin mendoi sulmuesi italian që shënoi një super gol me kokë.

Ju kujtojmë që Europa League mund ta ndiqni në platformën Digitalb.

Top Channel