Napoli, frikë për Alisson Santos, i hyjnë grabitësit në shtëpi, i vjedhin edhe makinën
Zikaltrit përmbysin disavantazhin me Thuram dhe Zielinskin, duke siguruar tri pikë dramatike dhe ruajtur kreun e Serie A.
Interi mori një fitore dramatike 2-1 ndaj Fiorentinës në javën e tetë të Serie A, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të takimit në “San Siro”. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 64-t me Jimenezin, i cili realizoi me një goditje të bukur nga jashtë zone. Pavarësisht rasteve të shumta dhe dy traversave, zikaltrit e patën të vështirë të gjenin rrugën e rrjetës.
Kur humbja dukej e pashmangshme, Thuram barazoi shifrat në minutën e 90-të, duke rikthyer shpresat e skuadrës së Cristian Chivut. Drama u plotësua në minutën e 97-të, kur Zielinski shndërroi në gol një penallti, duke vulosur fitoren 2-1.
Me këtë sukses, Interi ruan kreun e renditjes me 22 pikë, në kuotë të barabartë me Lazion. Fiorentina, ndërkohë, mbetet në fundin e tabelës me vetëm 4 pikë.
Top Channel