Detaje tronditëse nga vdekja e papritur e Mazonakis/ Pasi u ‘ngeli në dorë’, mjekët kërkonin në ChatGPT si ta rikthenin në jetë, i bënë edhe foto 11/09 19:47
Anglezi 69-vjeçar, Leonard Pauell, nga Kenti, përdorte gomone me motorë të fuqishëm për të trafikuar shqiptarë në Britani. Ai është fotografuar gjatë operacionit duke bashkëpunuar me shqiptarët Sabah Dulaj dhe Artur Nutaj.
Sipas “Daily Mail”, ai kishte fituar rreth 250 mijë sterlina me këtë skemë, por tani është dënuar që të paguajë rreth gjysmën.
Grupi i tij kriminal, ku bënte pjesë dhe i biri, u dënua me 50 vite burg në total.
Trafikantët anglezë kishin blerë edhe motorë uji për të ofruar udhëtime “të personalizuara” për emigrantët e paligjshëm.
Top Channel