Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me denoncimet për Agim Kajmakun, kryebashkiak i Vorës, për të cilin thotë se ka qenë i arrestuar në Greqi dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

PD ka krahasuar foton e pasaportës me të cilën Kajmaku pretendohet se është arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, me foton e pasaportës që kryebashkiaku ka me identitet shqiptar.

“Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar.   Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person,  vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku”, deklaroi Gent Strazimiri nga selia blu.

Strazimiri lëshoi akuza edhe ndaj kryeministrit: “Edi Rama hesht, njësoj si mafia me kodin e “Omerta” sepse Agim Kajmaku alias Jorgo Toto është simboli i kriminalizimit të qeverisjes nga organizata kriminale e Rilindjes. Edi Rama e mbron sepse siç provuam dhe një ditë më parë, me Kajmakun dhe kajmakët e tjerë ai ndan paratë publike të grabitura shqiptarëve me tendera me miliona euro. Prandaj Edi Rama, si njeriu që ka zgjedhur të qeverisë me krimin duhet larguar një orë e më parë. Pushteti i krimit duhet zhdukur nga rrënjët dhe zgjedhje e lira, përgatitur nga një qeveri pa Edi Ramën është e vetmja rrugë për ti dhënë shqiptarëve drejtimin që meritojnë.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA