Më në fund Vllaznia ka nisur punën për të plotësuar skuadrën për sezonin e ri, ku është rikthyer në Kategorinë Superiore dhe do të kërkojë që të mos rrezikojë sërish rënien. Kështu mbrëmjen e djeshme janë prezantuar edhe dy futbollistët e parë që u janë bashkuar shkodranëve, mesfushori Herald Marku dhe mbrojtësi Dajan Shehi.
Të dy këta futbollistë ishin pjesë e Kastriotit në sezonin që sapo u mbyll dhe spikatën me paraqitjet e tyre, ndërsa tani do të veshin fanellën kuqeblu.
Marku dhe Shehi u prezantuan nga administratori i Vllaznisë, Suad Lici, ndërsa në ditët në vijim pritet që shkodranët të afrojnë edhe emra të tjerë për të përforcuar skuadrën.
Ndryshime në Superligë, tani tre ekipe rrezikojnë rënien
Top Channel