Nën kërcënimin e motit të keq, 32 sportistë nga e gjithë bota u bashkuan në Salzburg të Austrisë për të marrë pjesë në garën ekstreme e plot aventurë X-Alps.

Ata duhet të përshkojnë 1138 km dhe të kalojnë 13 pika kthese në alpet që janë përgjatë Austrisë, Gjermanisë, Italisë, Zvicrës dhe Francës për të mbyllur gjithcka në ujërat e kaltra të Monakos që do të thotë se do të duhet të përshkojnë cdo ditë 100 km në këto terrene.

Nën shikimin, por edhe mbështetjen e personave kuriozë, sportistët e nisën aventurën e tyre nga Sheshi Mozart i Salzburgut për të kaluar më pas lumin Salzach dhe për të filluar ngjitjen prej 1.2 km në pikën nr.1, Gaisberg. i pari që arriti në këtë pikë ishte Maxime Pinault i Francës me kohën 1 orë 5 minuta e 5 sekonda.

Në vendin e dytë u rendit austriaku Paul Guschlauber me vetëm 24 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua një tjetër austriak, Simon Oberraune. Ndalesa e dytë e kësaj gare është në Wagrain-Kleinarl dhe sportistët janë nisur drejt kësaj pike edhe pse u shfaqën dyshime pasi pritej që moti të përkeqësohej

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA