“Tregoni përmbajtje”/ Aktgjykimi ndaj liderëve të UÇK-së, BE-ja apel për qetësi: Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj
Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, një vendim që, sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte diskutuar më herët.
“Morëm një vendim që e kishim diskutuar për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve”, u shpreh Ibrahimaj.
Ajo tha se qëllimi kryesor i ngritjes së Bordit lidhet me përdorimin e reduktimit të akcizës.
“Qëllimi i vendimit për ngritjen e Bordit është më së shumti për përdorimin e reduktimit të akcizës”, deklaroi Delina Ibrahimaj.
“Përshëndetje, sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Ministrave, ku, ndër të tjera, sot morëm një vendim, të cilin, në fakt, e kemi diskutuar prej disa kohësh, për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.
Në fakt, edhe në konferencën për shtyp të javës së kaluar, diskutuam dhe u pyetëm mbi ngritjen e Bordit. Qëndrimi ynë deri pak më parë ishte i pavendosur për ngritjen e tij. Por, duke qenë se çmimi prej më shumë se dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër dhe duke qenë se ne kemi marrë një vendim paraprakisht, nëpërmjet një akti normativ, ku sa herë që çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm për reduktimin e akcizës, me qëllim që çmimi i karburanteve të reduktohet.
I vetmi mekanizëm ishte ringritja e Bordit të Transparencës. Ndaj, sot morëm vendimin për ringritjen e këtij Bordi dhe do të fillojmë të monitorojmë çmimet e karburanteve në mënyrë të vazhdueshme, në zbatim të legjislacionit përkatës për marzhet e çmimeve.”, tha ministrja.
Pyetje nga gazetarët: Ju keni thënë se në bashkëbisedim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si qeveri vendosët të mos kishte sërish Bord Transparence në një afat të gjatë. Duke qenë se u ringrit sërish, sa do të jetë afati?
Ibrahimaj: Afati është deri në përfundimin e vlerësimit tonë mbi nevojën për të pasur Bordin e Transparencës. Pra, ligji ne na lejon që nëpërmjet shpalljes së gjendjes së posaçme në tregun e hidrokarburëve, ne mund t’a ngremë bordin. Ne do t’a mbajmë në monitorim dhe në analizë tregun dhe nuk ka një afat për mbylljen e tij. Sigurisht që u qëndroj atyre që kam thënë javën a kaluar, bisedën që kemi bërë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku kur situata duket se është e qëndrueshme dhe kemi një ristabilizim të çmimeve në një nivel të caktuar, atëherë nuk ka nevojë për mekanizma monitorues shtesë. Megjithatë, siç e thashë, qëllimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për ringritjen e bordit është më së shumti për riaktivizimin e mekanizmit të reduktimit të çmimit nëpërmjet përdorimit të reduktimit të akcizës.
Kujtojmë se prej disa ditësh nafta shitet me çmimin 229 lekë për litër. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, e cila po u kushton xhepit të qytetarëve 219 lekë për litër.
Pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke u luhatur në nivelet 219-224 lekë për litër, nga rreth 175 lekë për litër që ishte para nisjes së luftës. Por, kjo është rritja më e lartë e çmimit të karburanteve prej vitit 2022, kur nisi agresioni rus në Ukrainë. Rritja e çmimit të naftës në tregun vendas erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet e huaja më 10 Shtator.
Rritja e menjëhershme e çmimeve në tregjet ndërkombëtare u ndikua nga situata e konfliktit në Jemen, që solli rënie të trafikut të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, ku transportohet 20% e prodhimit botëror dhe vështirësive të kalimit përmes Detit të Kuq.
Top Channel