Rusia do të rifillojë brenda dy javëve furnizimin me naftë nëpërmjet tubacionit të Europës

27/04/2019 01:54

Rusia ka në plan të rikthejë furnizimet e naftës nëpërmjet tubacionit të saj kryesor të Druzhba në Evropë, brenda dy javëve, pas bisedimeve të përbashkëta me Bjellorusinë, Ukrainën dhe Poloninë të premten në Minsk.

Polonia, Gjermania, Ukraina dhe vende të tjera pezulluan importet e naftës ruse nëpërmjet tubacionit këtë javë, për shkak të kontaminimit. Ndërprerja e këtyre furnizimeve ka efekte të ndryshme në rrjet.

Pas bisedimeve të përbashkëta në kryeqytetin e Bjellorusisë të premten, zëvendës kryeministri rus Dmitri Kozak tha në një deklaratë se katër vendet kishin rënë dakord mbi masat e përbashkëta për të eliminuar efektet e ndotjes.

“Kjo do të na lejonte, siç ishte planifikuar më herët, të furnizonim me naftë të pastër në kufirin me Bjellorusinë deri më 29 prill dhe të rivendosnim stabilitetin në tubacion brenda dy javësh”, tha Kozak në deklaratë të premten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA