14-vjeçari ndiqte shoqen e shkollës prej muajsh, e goditi disa herë me thikë pasi ajo e refuzoi
Arabia Saudite ka rinisur aktivitetin e tubacionit të saj të naftës East-West, dhe sipas agjencisë së lajmeve Reuters, mund të rikthejë shumë shpejt eksportet nga porti i Yanbu-së, në Detin e Kuq.
Sulmet me dronë kishin detyruar autoritetet saudite të mbyllnin tubacionin më 13 shtator, duke ndërprerë ngarkimin e naftës bruto. Arabia Saudite i ka shpenzuar muajt e fundit duke kërkuar mënyra për të shmangur Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë.
Reuters kujton se naftsjellësi i rihapur së fundi mund të transportojë deri në rreth 4 milionë fuçi naftë në ditë, apo afërsisht 4% të furnizimit global. Fillimisht, ai pritet të funksionojë me ritëm të reduktuar, ndërsa Saudi Aramco synon ta rikthejë gradualisht në kapacitetin rreth 4 milionë fuçi/ditë. Tregu ka reaguar menjëherë: Nafta Brent ra me më shumë se 2 dollarë për fuçi, duke zbritur nën nivelin e 100 dollarëve, më i ulëti deri tani që nga 8 shtatori.
Reuters e lidh drejtpërdrejt këtë lëvizje me pritshmëritë për rikthimin e furnizimeve saudite nga Yanbu. Një ngarkesë e parë nafte është planifikuar të niset prej andej më vonë gjatë ditës, me destinacion Kinën.
Top Channel