Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar Serbinë se do të ndërmarrë masa reciprociteti nëse deputetët serb ndalohen sërisht në pikat kufitare. Haradinaj ka thënë ata po keqtrajtohen nga organet e Serbisë. Ndërsa në shenjë proteste, anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale kanë kaluar në Serbi përmes pikës kufitare në Merdar.

Kreu i Partisë të Pavarur Liberale në Kosovë, Sllobodan Petroviq së bashku me deputetin Stërgjan Jovanoviq, në mënyrë të organizuar kanë kaluar në pikën kufitare në Merdar. Ky kalim u bë në shenjë proteste, si pasojë e ndalesave që pala serbe u bënë anëtarëve të SLS-së gjatë kalimeve në pikat kufitare me Serbinë. Jovanoviq i cili u ndalë gjatë së enjtes nga pjesëtar të policisë serbe ka thënë se i është kërkuar llogari për bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës.

“Edhe sot kur kam dashur ta kalojë pikën kufitare, pyetjet kanë qenë si çdo herë tjetër. Më kanë pyetur: Pse jeni pjesë e Qeverisë së Kosovës, pse bashkëpunoni me ta përse nuk bëheni pjesë e Listës Serbe”, tha deputeti i kuvendit të Kosovës, Stërgjan Jovanoviq.

Ndërsa kreu i SLS-së, Sllobodan Petroviq i ka vlerësuar tortura ndaj anëtarëve të partisë.

“Veprimet e tilla janë torturë ndaj pjesëtarëve të SLS-së, megjithë këtë nuk na frikësojnë më. Kërkojmë që këto ndalesa të mos përsëriten”, tha kryetari i partisë së pavarur liberale në Kosovë.

Nëse vazhdohet me këtë praktik, kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa. Megjithë këtë Haradinaj ka thënë këto veprime se nuk janë në interes të shteteve. Rasti i Jovanoviq është i pesti në radhë, që organet e sigurisë në Serbi, i ndalojnë përfaqësuesit e kësaj partie për t’i intervistuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA