
Barcelona i dha një goditje La Ligës, pasi mposhti Betisin 4-1 në Sevilla, duke marrë edhe hak për humbjen që andaluzianët i shkaktuan në fazën e parë, e tani e sheh veten 10 pikë larg Atleticos së Madridit.
Njeriu i ndeshjes për katalanasit u bë kapiteni Lionel Messi, autori i 3 prej 4 golave të Barcelonës, ndërkohë që shënoi edhe Luis Suarez. Për Betisin, golin e nderit e shënoi Loren Moron.
Në Angli, Liverpooli mori momentalisht kreun e klasifikimit në Premier League, pas fitores 2-1 mes drithërimave, me Fulhamin në “Craven Cottage”.
Mane i kaloi në avantazh “The Reds”-at, por Fulhami barazoi me Babel, duke përfituar nga një gabim i skuadrës së Kloppit. Në fundin e sfidës, James Milner i dha suksesin Liverpoolit teksa realizoi 11-metërshin, duke kaluar Mancester Cityn. Në ndeshjen tjetër të Premier League, Evertoni mundi Chelsean 2-0.
Top Channel