Startoi në SHBA turneu Masters i Indian Wells në tenis për meshkuj. Stanislav Wawrinka u kualifikua për në raundin e dytë të këtij evenimenti pasi eliminoi britanikun Evans teksa e mundi 2-1.
Evans e nisi mjaft mirë sfidën pasi fitoi setin e parë me tiebreak 7-6. Por zvicerani e mori veten dhe arriti të fitojë dy setet e tjerë 6-3;6-3 dhe krejt ndeshjen 2-1.
Steve Johnson fiton derbin amerikan me Taylor Fritz në raundin e parë të Indian Wells. Johnson ishte superior ndaj bashkëkombësit të tij në këtë përballje dhe e mbylli sfidën me rezultatin 2-0 duke i fituar setet me të njëjtin rezultat; 6-3 për të prerë biletën për në raundin e dytë të turneut.
U kualifikua për më tej edhe kiliani Nikolas Jarry që mundi në 3 sete amerikanin Tiafoe. Jarry fitoi setin e parë 6-4, por Tiafoe iu kundërpërgjigj në të dytin të cilin e fitoi 6-4.
Në setin final ishte sërish kiliani që u shfaq më mirë se kundërshtari i tij dhe e fitoi atë 7-5 e krejt ndeshjen 2-1. Në raundin e dytë të Indian Wellsit u kualifikua edhe Mackenzi McDonald që eliminoi portugezin Joao Sousa pasi e mundi me rezultatin 2-1.
McDonald bëri të tijin setin e parë 6-4, por Sousa barazoi gjithçka pasi fitoi të dytin 6-3. Seti final shkoi për tenistin amerikan që e mbylli me rezultatin 6-3
Top Channel