Kombëtarja Italiane, me të reja dhe disa përjashtime, lista e mundshme e të grumbulluarve të Mancinit

17/09/2026 12:48

Kjo e premte është dita kur Mancini, në etapën e tij të dytë si trajner i Kombëtares italiane do të bëjë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Të Kaltërve në Nations League. Pasi thirri fillimisht 70 futbollistë, trajneri nga Jesi do të zyrtarizojë listën e 30 futbollistëve me të cilët do të luajë në 4 ndeshjet e para të këtij kompeticioni me Belgjikën, Francën dhe Turqinë dy herë.

Është një listë ku nuk do të bëjnë pjesë Lulli, Raimondo, Koleosho, Ndour, Pisilli, Liberali, Favasuli, Lontani dhe Cisse, të cilët do të luajnë me Kombëtaren Italiane të U21  në periudhën tetor-nëntor për kualifikueset e Evropianit të kësaj grupmoshe që do të mbahen vitin e ardhshëm me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore. Por kjo listë, gjithsesi premton të jetë me të reja, ku të paktën 3 janë të sigurta…

Të rejat

Ali Zoma (23 vjeç, Nuremberg) dhe Issa Doumbia (22 vjeç, Sporting Lisbona) do të jenë pjesë e grupit në dispozicion të trajnerit dhe bashkë me të edhe Alessandro Romano (20 vjeç, Cagliari), që zgjodhi të ndryshojë kombësi në ditët e kaluara pasi kishte veshur fanellën e ekipeve të moshave të Zvicrës. Nuk janë debutues, por është sikur të jentë të tillë, Diego Coppola i Paris FC dhe Samuele Inacio të Borussia Dortmund do të grumbullohen dhe për këtë arsye mund të kenë më shumë hapësirë

Mungesat e mëdha

Nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këto ndeshje për shkak dëmtimi, 3 emra me peshë si Manuel Locatelli(Juventus), Nicolò Zaniolo (Udinese) dhee Federico Chiesa (Liverpool).

Çështja Palestra

Këtyre i shtohet edhe Marco Palestra. Futbollisti italian nuk ka debutuar ende në Premier League me Chelsea për shkak të një problemi fizik nga i cili po rikuperon. Mancini do të kërkojë informacione për gjendjen e tij nga klubi londinez dhe vetëm më pas do të marrë vendimin nësë do ta grumbullojë apo jo. Nëse Palestra nuk do t’ia dalë mbanë, në skuadër do të merret Kayode nga U21.

Situata e futbollistëve me origjinë të huaj

Matteo Palma (2008, Udinese): ka pasaportë gjermane dhe italiane, i pëlqen shumë Mancinit, por ështrë i dëmtuar dhe nuk mund të grumbullohet

Nicolò Tresoldi (2004, Brugge): Sulmuesi ka refuzuar propozimin e Mancinit, dëshiron të luajë Evropianin U21 me Gjermaninë dhe më pas do të marrë një vendim. Ndërkaq procedura në FIFA është ndalur.

Eddy Kouadio (2006, Monza): mbrojtësi në pronësi të Fiorentinës mund të luajë edhe për Bregun e Fildishtë, kështu që mund të jetë një grumbullim strategjik.

Mateo Retegui (1999, Al-Qadisiya): Ishte një ndër imazhet simbol të ciklit të parë të Mancinit te Italia, por këtë radhë grumbullimi i tij është në dyshim.

Kush është pas Donnarumma

Përsa i përket portës, padyshim gjithçka nis nga kapiteni Gianluigi Donnarumma. Pas tij do të grumbullohen Carnesecchi e Vicario, por në listë mund të figurojë edhe Matteo Pessina, i Bolognas

Lista e mundshme e të grumbulluarve

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Guglielmo Vicario (Juventus), Marco Carnesecchi (Atalanta), Massimo Pessina (Bologna).

Mbrojtës: Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Federico Dimarco (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Destiny Udogie (Tottenham), Michael Kayode (Brentford), Gianluca Mancini (Roma), Diego Coppola (Paris FC), Giorgio Scalvini (Atalanta), Daniele Ghilardi (Roma).

Mesfushorë: Sandro Tonali (Tottenham), Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Lazio), Issa Doumbia (Sporting CP), Alessandro Romano (Cagliari), Nicolò Fagioli (Fiorentina)

Lojtarë ofensivë krahu: Mattia Zaccagni (Lazio), Matteo Politano (Napoli), Antonio Vergara (Napoli), Nicolò Cambiaghi (Bologna), Federico Bernardeschi (Bologna).

Sulmues: Pio Esposito (Inter), Moise Kean (Como), Samuele Inácio (Borussia Dortmund), Giacomo Raspadori (Atalanta).

Top Channel