Pas 2 muaj e gjysmë që nga përfundimi i konkursit për përzgjedhjen e shefave të shërbimit në qendrën më të madhe spitalore në vend, më në fund dy ministret ajo e shëndetësisë dhe ajo ë arsimit kanë firmosur emrat fitues, të cilët zyrtarisht janë drejtuesit e rinj.

Por, edhe këtë radhë lista duket gjysmake pasi në Qendrën spitalore Universitare numërohen 41 shërbime, ndërkohë që në listën që Top Channel  i mori ministrisë së shëndetësisë janë publikuar vetëm 32 shërbime, të cilët kanë tani drejtuesit e përzgjedhur, shumica e të cilëve janë ata që kanë qenë më parë .

Nga këto shërbime që janë publikuar vetëm 8 drejtues janë të rinj siç është shërbimi  i hematologjisë, i cili do të drejtohet tanimë nga Arben Ivanaj apo shërbimi infektiv nga Najada Çomo, shërbimet infektive në pediatri nga Gjeorxhina Kuli e të tjerë.

Ndërkohë nuk  janë  publikuar emrat e kandidatëve fitues do të drejtojnë 9 shërbime,  të cilat janë në proces gjyqësor në gjykatën  administrative, siç janë kardiokirugjia, dermaotogjia, endokrinologjia  apo urologjina ku janë skualifikuar të dy kandidatët.

Mesa duket ministria e shëndetësisë dhe ajo e arsimit,  të cilat kanë përgjigje për përzgjedhjen e kandidateve presin vendimet që do të ndërmerren nga gjykata.

Ndërkohë që burime të Top Vhannel thonë se pas bërjes publike të emrave të kandidatëve fitues do të rihape të tjera seanca gjyqësore, pasi komisioni ka shpallur fitues kandidatë që nuk kanë diplomë për shërbimin që duan të drejtojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA