U deshën më pak se 24 orë që të gjitha pemët e Krishtlindjes, dritat dhe këmbanat të hiqeshin nga një kompleks zyrash dhe dyqanesh në qytetin kinez të Nanyang-ut.

Madje dhe një arush gjigant në hyrjen e kompleksit nuk u kursye.

Krishtlindja është më shumë një periudhë e vitit në Kinë ku njerëzit blejnë në qendrat tregtare të zbukuruara në Pekin dhe Shanghai, por autoritetet e Partisë Komuniste këmbëngulin që populli të fokusohet te festat tradicionale kineze dhe jot e festat si Krishtlindja.

Të paktën katër qytete të Kinës dhe një qytezë urdhëruan ndalimin e zbukurimeve për Krishtlindje, përfshirë edhe pemët. Studentët, mësuesit dhe prindërit e dhjetë shkollave në Kinë, thanë se Krishtlindja është anuluar.

Por, aksioni i autoriteteve dështoi në disa qytete kryesore, ku zbukurimet u vendosën dhe Krishtlindja u festua.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA