I mbyllur në një serë hermetike, me 200 bimë brenda, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës.
Këtë ka zgjedhur kanadezi Kurtis Baute, i cili hyri në një kub 3 metra të gjatë, i mbështjellë me plastikë, mesnatën e së martës në British Columbia.
Pas 15 orësh qëndrim aty, ai u detyrua të dilte si pasojë e rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit. Ai sidoqoftë falënderoi mbështetësit dhe e cilësoi eksperiencën si një sukses të madh.
I'm free!!!!! #kurtisinajar pic.twitter.com/cYVIoRiv1M
— Kurtis Baute (@kurtisbaute) October 24, 2018
Ajri që njerëzit nxjerrin ka më shumë dioksid karboni sesa ajri që thithin, gjë që do të thotë se nivelet e CO2-shit në serë u rriten ndërsa eksperimenti vazhdonte. Kur niveli arrin 10 për qind, njerëzit mund të pësojnë dëmtime të trurit, të bien në koma, apo të vdesin.
Plants are great at soaking up CO2, they love the stuff.. But they can only handle so much, and since it isn't a bright and sunny day (its overcast) they aren't getting the light they need… Which means CO2 just keeps rising. Will have to abort today if this keeps up.
— Kurtis Baute (@kurtisbaute) October 24, 2018
Baute kishte shpresuar se bimët, që përdorin dritën e diellit për të konvertuar dioksidin e karbonit në oksigjen gjatë fotosintezës, do të ndihmonin të rregullonin nivelet në serë. Por, kjo nuk ndodhi dhe ai e përfundoi eksperimentin më herët nga sa e kishte planifikuar.
Ndërsa qëndronte brenda serës, ai e kishte shpjeguar misionin në një postim në “Twitter”, duke shkruar:
“Ndryshimi i klimës është real. Ne e shkaktojmë atë. Ndërsa njerëzit pompojnë dioksid karboni në atmosferën e Tokës, në nivele alarmante, ka një seri hapash që mund të marrim për të kufizuar dëmin. Ndaj ne duhet të hamë më pak mish, të përdorim më pak makinat dhe të bisedojmë më shumë për këtë problem”.
All safe. My goal here was/is to engage people about #climatechange, and seeing the response on twitter I feel like it's been a huge success. Thanks to everyone for your support. Now is just the beginning – it's time to change our lifestyles!
— Kurtis Baute (@kurtisbaute) October 24, 2018
Top Channel