Gjykata në Britani zbardh detajet e vrasjes së gruas shtatzënë me binjakë, partneri e goditi mbi 60 herë me thikë
Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, në një përshkallëzim të mëtejshëm të goditjeve ndaj infrastrukturës energjetike të Moskës.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Financial Times, ku ai shprehu pakënaqësinë për ndërprerjen e ndarjes së inteligjencës nga Shtetet e Bashkuara dhe dobësimin e njëkohshëm të shërbimit të internetit satelitor Starlink, të kompanisë SpaceX.
“Ndalimi i sulmeve ndaj rafinerive ruse ka mbaruar”, deklaroi Zelensky, duke sinjalizuar se Kievi nuk do të vijojë më të përmbahet nga goditjet ndaj këtyre objekteve strategjike ruse.
Rifillimi i sulmeve ndaj rafinerive synon të godasë një sektor të rëndësishëm të ekonomisë ruse, duke dëmtuar kapacitetet e përpunimit të naftës dhe duke ushtruar presion mbi të ardhurat që Moska siguron nga energjia. Rafineritë ruse kanë qenë më parë objektiv i sulmeve ukrainase me dronë, si pjesë e përpjekjeve të Kievit për të dobësuar kapacitetet ushtarake dhe financiare të Rusisë.
Deklarata e Zelenskyt vjen në një moment tensionesh lidhur me mbështetjen amerikane për Ukrainën, veçanërisht për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe funksionimin e komunikimeve satelitore, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake ukrainase.
Top Channel