“Ambël dhe thartë”. Koncerti i Shpat Dedës për 10 vjet karrierë

11/10/2018 15:29

“Ambel dhe thartë”, këto janë dy shije që Shpat Deda sjell për të çelur koncertin e tij me rastin e festimit të një dekade karrierë.

Ky do të jetë një turne që Shpat ka zgjedhur ta fillojë me Tiranën.

 “Në Tiranë ka filluar karriera ime dhjetë vjeçare. Para 10 vitesh jam paraqitur këtu për herë të parë para publikut edhe ka nisur me një ogur shumë të mirë me Best New Artist në Top Fest atëherë. Do këndojë këngët nga dy albumet e mia, aga albumi “Molla e parë” dhe nga albumi “Shkëndijë”, Shpat Deda.

E më pas koncertet do të vijojnë në Korçë, Gjirokastër, Fier, Durrës etj.

“Aty do të jemi pak më intim. E kemi një koncert me kitare. Unë me Armend Xhaferrin, i cili është një jazz kitarist i hatashëm dhe do të jetë diçka shumë e bukur që mezi po pres’, tha ai.

Kantautori prishtinali u zgjodh për një bashkëpunim edhe nga soul këngëtarja britanike, me një video realizuar në 2016.

“Joss Stone po shkon në turne, dhe në çdo vend të botës që po shkon po kërkon një artist lokal për të bërë një këngë bashkë. Në Kosovë kur erdhi më zgjodhi mua”.

Por, një ndër sukseset më të mëdha dhe së fundmi për Dedën ishte çmimi “Bafta” për filmin “Home”, ku ai ishte në rolin e bashkëproducentit.

“Çeli një dritare të re, një mundësi të re për karrierën time. Jam duke e ndjekur. Për momentin jemi në fazën përgatitore për të filluar xhirimet për një tjetër film me metrazh të gjatë, me të njëjtin regjisor”, u shpreh Deda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA