Shkollë në vend të pallatit, “Kosova” do t’i presë nxënësit më 17 shtator

28/08/2018 13:40

Në rrënojat e një ngrehine të djegur të shkollës “Kosova” në kryeqytet ishte projektuar të ngrihej një pallat, por sot, në të njëjtin vend po merr formë ajo që Bashkia e Tiranës e quan jo pa krenari, “shkollën më të bukur të vendit”.

Godina e re është gati të presë deri në 400 nxënës, shkolla e katërt e re që i shtohet Tiranës, pas asaj në Kombinat dhe atyre në njësitë 4 dhe 8.

“Kjo ishte një shkollë, e cila u prish në një mënyrë të paprecedentë. Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat, por ne e kthyem në identitet, e bëmë sërish shkollë. Në fund të ditës nuk janë fjalët e gam-gamet, ato që tregojnë çfarë vendimesh kemi marrë, por projektet që ngelen në fund. Projektet tregojnë se për çfarë parimesh qëndrojmë. Nëse qëndrojmë për një qytet ku s’u ndërtua një shkollë, një kopsht e një çerdhe, apo nëse qëndrojmë për një qytet që do të trashëgojë nga kjo administratë një ‘pajë’ të paprecedentë në infrastrukturën arsimore”, tha Veliaj.

Standardi dhe cilësia e punimeve që janë realizuar në këtë shkollë janë një garanci më shumë, sipas Veliajt, se edhe godina e re e Teatrit të ri Kombëtar do të jetë një godinë moderne dhe që do të pëlqehet nga të gjithë.

Shkolla 9-vjeçare “Kosova” është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur Biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA