Emiri i Katarit shkon të ndihmojë Turqinë, premton investim gjigant

15/08/2018 22:33

Aleatja e Gjirit e Turqisë, Katari premtoi 15 miliardë dollarë investim në ekonominë turke, duke ofruar mbështetje të mëtejshme për të ndalur rënien e lirës turke.

Emiri i Katarit miratoi paketën e projekteve ekonomike, investimeve dhe depozitave, pas një takimi në Ankara me Presidentin Tayyip Erdogan, gjatë ditës së sotme.

Qeveria e Erdogan po ballafaqohet me një krizë të monedhës dhe një konflikt të hapur me Shtetet e Bashkuara, që po gjatë ditës së sotme ka dhënë sinjale zgjidhjeje.

Lira turke ka pësuar një rënie rreth 40 % krahasuar me dollarin amerikan gjatë këtij viti, ndërsa gjatë kësaj jave qeveria turke ka marrë një sërë masash, për të ndalur këtë fenomen.

Kështu Erdogan bëri thirrje për braktisje të telefonave amerikanë dhe dyfishoi tarifat për importet nga SHBA-të, ndërsa Banka Qendrore shtrëngoi likuiditetin dhe frenoi shitjen e monedhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA