Turma qytetarësh u mblodhën në zona të zgjedhura në Nju Jork për të dëshmuar një pamje mbresëlënëse të njohur me termin “Manhattanhenge”.

Mbrëmjen e së mërkurës në 20 e 12 të orës lokale të gjitha rrugët në lindje e perëndim të qytetit u ndriçuan në mënyrë spektakolare nga dielli që po perëndonte. Ngjarja ndodh dy herë në vit dhe ka të bëjë me diellin që rrethohet në mënyrë perfekte me kornizën e qiellgërvishtësve të shumta të Nju Jorkut. Pamja është mjaft popullore në rrjetet sociale, ku qytetarët postojnë fotot më të bukura.

Emri “Manhattanhenge” u shpik nga astrofizikanti Neil deGrasse Tyson ne 1996. Ai u frymëzua nga monumenti parahistorik i Britanisë së Madhe, Stonehenge, ku dielli duket sikur përfshihet në kornizën e gurëve vertikalë gjatë solsticeve.

Mundësia e radhës për të asistuar perëndimin dramatik në Manhatan do të jetë 12 korriku.

FOTO GALERI
2/5
NEW YORK, NY - JULY 11: A view of the 'Manhattanhenge' sunset from Hunters Point South Park, July 11, 2016 in the Queens borough of New York City. 'Manhattanhenge' is created when the setting sun aligns with the city's street grid. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA